Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora nuk e kurseu ironinë për të gjithë zhurmën e  krijuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Edlira Gjoni: Pas kësaj anarkie që e tha zoti Nishani, do doja të ndalesha asaj që është një anarki e vërtetë. Lajmi i mirë është që sa shumë mendohen partitë politike dhe KED për shqiptarët. Një e ardhme e ndritur na pret sepse diçka do dalë nga gjithë kjo zhurmë e madhe se nuk ka mundësi. Në vend që të arrinim diçka kemi bërë regres me këtë punën e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, është anarki dhe për mua është e gjitha me dashje. Më bën përshtypje që kjo puna e procedurave që ne jemi masterizuar në 30 vjet. I mbyllim dhe i hapim çështjet që duhen të pamenduara ligjërisht dhe politikisht, ka lojëra, një mjedisi negativ, ka kalë troje. Mazhoranca duhet se ka bërë një lojë të pisët.


/Ora News.tv/