I ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila, Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë tha se vota për VV në Kosovë, ishte votë kundër atyre që e hanë shtetin dhe ishte votë për një lëvizje që jep shpresë.

Elvis Hoxha: Fitorja e Vetëvendosjes ishte rezultati i kritikës ndaj sovranitetit të dobësuar, që vajti deri tek tërheqjet e njohjeve. 

Unë nuk merrem me teoritë e konspiracionit, mua s'më duhen fare, ne dimë këtë që shteti i Kosovës pikërisht fitoren e madhe të luftës, e ktheu në fitore të madhe të komandantëve të pushtetit, të një pushteti që e ha shtetin pak nga pak. Ne jemi tamam në situatën kur një popull e kupton se demokacia, republika që kanë krijuar ka qenë defektoze në gjenezën e vet.



/Ora News.tv/