Elseid Hysaj paralajmëron shokët: Duhet të jemi më agresiv në mbrojtje

Elseid Hysaj paralajmëron shokët: Duhet të jemi më agresiv

Agresiviteti në mbrojtje do të ulte numrin e golave të pësuar te Napoli. Në këtë përfundim ka dal mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj që përpara takimit me Fiorentinën ka dhënë një intervistë për "Sky Sport Italia".

"Do të jetë një lojë e vështirë, por ne jemi duke punuar në vendosmërinë tonë dhe në kërcime. Ne duhet të jemi më agresiv dhe të përqendruar për të mos pranuar aq shumë gola".-deklaroi fillimisht shkodrani.

I pyetur rreth mbështetjes së tifozëve 23 vjeçari tha:

"Napolitanët gjithmonë do të jenë pranë nesh, edhe nëse ka më pak në stadium"-përfundoi Hysaj.

EMISIONET