Elisa Spiropali: Bashkëshorti më ka ndihmuar shumë gjatë kohës së karantinës

Elisa Spiropali: Bashkëshorti më ka ndihmuar shumë gjatë

Ministrja Elisa Spiropali ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e Re” në Tv Ora me Arjonin dhe Arjolën, ku ka treguar si e ka kaluar kohën e karantinës në shtëpi me fëmijët e vegjël dhe burrin e saj. Elisa u shpreh se bashkëshorti e ka ndihmuar shumë gjatë kësaj kohe dhe i është gjendur pranë në gjithçka.

Arjola Shehu: Me bashkëshortin si po kalon këtë periudhë, a të ndihmon ai në përkujdesjen për fëmijët?

Arjon Muça: Shqiptarët duan të dijnë a i lan enët, kjo është pyetja.

Elisa Spiropali: Ai më ndihmon apsolutisht shumë. Muajin e parë që duhet të qëndronim të dy papushim në shtëpi se me dy fëmijë të vegjël, nuk mund të fusnim njeri tjetër në shtëpi etj, më është gjendur në të gjitha. Unë kisha në patronazh Krenin bebin e vogël, ai më ndihmonte me të tjerat, përballonte Naltën, kështu që i kemi ndarë bashkë.

Arjola Sheu: Cilët janë njerëzit që të kanë munguar më shumë gjatë izolimit?

Elisa Spiropali: Ne të dyve na mungojnë shumë prindërit. Unë për herë të parë prindërit e mi i pashë dje. Ishte shumë prekëse se ndonjëherë ne i marrim si të mirëqenë që janë gjithmonë aty, na ndihmojnë me fëmijët dhe nuk ja ndjejmë mungesën se i kemi prezent, por këto kohë kanë  qenë shumë të vështira për të gjithë se i sheh prindërit dhe nuk i përqafon dot.

EMISIONET