Elbasani priti 20 mijë turistë në 6 muaj, por si “kalimtarë”

Elbasani priti 20 mijë turistë në 6 muaj, por si

Historia dhe trashëgimia kulturore janë pikat e forta të Elbasanit në tërheqjen e turistëve që në 6 muajt e parë përllogariten të jenë rreth 20 mijë. Numri shënon rritje në krahasim me vitin që shkoi, por turizmi mbetet vetëm ditor në qytet.

Mbi 20 mijë turistë të huaj përllogaritet se e kanë vizituar Elbasanin në 6 muajt e parë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të zyrës së Turizmit kanë mbizotëruar gjermanët, italianët dhe turqit, por nuk kanë munguar as vizitorët nga Amerika e largët.

Përgjithësisht Elbasani është një destinacion disa orësh ose një ditor si pjesë e tureve që agjensitë u ofrojnë turistëve të huaj për të njohur Shqipërinë.

“Një qytet i këndshëm. Sigurisht shumë ndryshe nga ato që ne jemi mësuar në Gjermani.”

Kalaja fushore, për shkak të vendndodhjes dhe faktit se është lehtësisht e vizitueshme, është ndalesa e parë e të gjithë grupeve të turistëve.

Bazilika Paleokristiane po ashtu në qendër të qytetit është një tjetër objekt që tërheq vëmendje dhe i shtyn turistët të kërkojnë më shumë informacion mbi historinë e qytetit dhe Shqipërisë.

"Vijmë nga Gjermania. Mbërritëm një ditë më parë. Po vizitojmë Elbasanin dhe më pas do të udhëtojmë drejt Apolonisë. Do të qëndrojmë në Shqipëri për dy javë. Një javë do të vizitojmë vendin dhe më pas do të qëndrojmë për plazh në Durrës".

Historia dhe trashëgimia kulturore janë asetet kryesore të qytetit të Elbasanit në zhvillimin e turizmit, por pavarësisht potencialeve turistët aty mbeten kalimtarë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 7 muajt e parë Shqipërinë e vizituan rreth 3.3 milion të huaj, ku rritje këtë vit shënuan gjermanët dhe zvicerianët, ndërsa polakët erdhën afro 15 % më të pak se vitin paraardhës.




EMISIONET