Elbasan, tentojë të vjedhin një makinë, arrestohen në flagrancë 2 persona

Elbasan, tentojë të vjedhin një makinë, arrestohen në

Policia ka arrestuar dy persona që kanë tentuar të vjedhin një makinë në Elbasan.

Enea Panxhi (Verushi), 25 vjeç dhe Jurgen  Verushi, 36 vjeç, të dy banues në Elbasan, u arrestuan në flagrancë në lagjen "Luigj Gurakuqi".

Uniformat blu janë njoftuar nga një telefonatë.

"Enea Panxhi (Verushi) dhe Jurgen  Verushi, 36 vjeç , banues në Elbasan kanë tentuar të vjedhin mjetin tip "Nisan Terrano",  me targa AA236IZ, në pronësi të shtetasit H.S.,21 vjeç   banues në  fshatin "Polis Qendër", Librazhd,"-raporton policia.

Gjatë shoqërimit në Komisariat ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

 Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat  penale "Vjedhja në bashkëpunim e mbetur në tentativë",   "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"   parashikuar nga nenet 134,22, 25 dhe 236 të Kodit Penal

/Foto arkive

EMISIONET