Zinxhir shpërthimesh në një lokal në Elbasan, fillimisht bolieri dhe më pas 3 panele diellore

Zinxhir shpërthimesh në një lokal në Elbasan, fillimisht

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një lokal në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit.

Dyshohet se  si pasojë e një defekti teknik, ka plasur një bolier dhe për pasojë  kanë plasur dhe  tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit.

"Në lagjen "Kala",Elbasan, në lokalin  në pronësi të shtetasit E.S., dyshohet se  si pasojë e një defekti teknik,  ka plasur një bolier dhe për pasojë  kanë plasur dhe  tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit" njoftoi policia.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)


EMISIONET