Vëzhgimi i Ora News/Elbasan-Peqin, aksi i vdekjes që po mbushet me lapidarë

Vëzhgimi i Ora News/Elbasan-Peqin, aksi i vdekjes që po mbushet me

Këto lapidare (në video) janë dëshmia e jetëve të humbura nga aksidentet rrugore në aksin Elbasan-Peqin.

Ndodhemi në aksin Elbasan-Peqin. Në këtë vend ka një mungesë të sinjalistikës rrugore. Mjafton të kujtojmë që një muaj më parë një aksident fatal i mori jetën 4 personave. 

Shkaku ishte lagështia në rrugë.
Mungesa e sinjalistikës, dëmtimi i asfaltit janë disa nga problemet të cilat janë kthyer në burim aksidentesh.

Banorët shprehen se kjo rrugë është shumë e rrezikshme dhe për ta është shumë e vështirë kalimi pasi mungon ndriçimi dhe mbikalimet.

"Kryqëzimi i Cërrikut është pikë vdekje.Duhet patjetër ndriçim."

"Nuk ka sinjalistikë."

Por aksi Elbasan-Peqin nuk është e vetmja pikë e zezë në hartën e rrugëve me numër të lartë aksidentesh, pasi edhe Elbasan- Librazhd është një nga më problematikët.

Pavarësisht numrit të lartë të aksidenteve të ndodhura përgjatë këtij aksi, nuk është bërë asnjë ndërhyrje, së paku për të përmirësuar sinjalistikën rrugore, e cila ka mungesë të theksuar.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e 61-vjeçarit Zef Stenaj, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur "Kryqëzimi i Balldrenit".

Ai u përplas nga një makinë, teksa po udhëtonte me motoçikletë.

EMISIONET