Elbasan: I shkon tek dera formulari i pasurisë 4 të dënuarve për trafik droge dhe grup kriminal

Elbasan: I shkon tek dera formulari i pasurisë 4 të dënuarve

Efektivët e Operacionit Forca e Ligjit kanë zbarkuar në qarkun e Elbasanit, ku i kërkojnë deklarimin e pasurisë 4 personave të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Personat qe duhet të deklarojnë pasurinë janë Agron Mehja, Kelmend Dalipi, Eduart Haxhi, Xhiljano Xhoxhi.

Njoftimi i policisë:

''Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- A. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”;

- K. D., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

- E. H., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

- Xh. Xh., banues në Elbasan, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;''

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET