Boss-i meksikan më i famshëm në botë, Joaquín Guzmán, u arrestua, por punët e tij të biznesit nuk ndalojnë këtu.

“Daily News” skruan se gruaja e të ashtuquajturit El Chapo, Emma Coronel Aispuro, i ka dhënë jetë zyrtarisht një linje veshjeje të firmosur nga ky i fundit.

25-vjeçarja, ish-regjisore dhe një influencuese mode, ka deklaruar se koleksioni i parë do dalë këtë verë: "Ky projekt është një ide që unë dhe Joaquin e kemi patur para shumë kohësh”, ka theksuar Emma, "frymëzimi më i madh i yni janë vajzat tona dhe koleksioni do ndiqet me shumë vëmendje nga ana ime. "

El Chapo është tani në pritje të dënimit, pasi u shpall fajtor për trafik droge, pastrim parash dhe posedim armësh të zjarrit.

61vjeçari gjendet në një burg federal në New York, ku, sipas asaj që thuhet, ka marrë një leje të veçantë nga “Metropolitan Correctional Center” e Manhattan për të firmosur një kontratë civile e cila i jep të drejta për pronësi intelektuale mbi shoqërinë që do drejtojë e shoqja.

Avokatët e narkotrafikantit, të cilët kanë ndjekur edhe këtë sipërmarrje, kanë specifikuar se Guzman nuk është pjesmarrës në projekt, i cili i përket tërësisht bashkëshortes së tij.

Me regjistrimin e markës "El Chapo", Emma Coronel do t’i japë fund piraterisë, e cila për dhjetra vjet ka përdorur emrin e të shoqit për të shitur objekte të çdo lloji dhe për të mbrojtur të ardhmen e familjes.

Ajo dhe Guzman kanë dy vajza binjake.

/Ora News.tv/