Ekzekutohet me plumb në qafë bodigardi shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me plumb në qafë bodigardi shqiptar në Spanjë

Trupi i një shqiptari të ekzekutuar me plumb në qafë u gjet pranë lumit Guadalentin në Spanjë. Emri dhe mosha e viktimës nuk janë identifikuar ende.

Nga hetimet e agjentëve të Policisë Gjyqësore flitet për krim mafioz, të kryer nga një profesionist, i cili arriti ti merrte jetën shqiptarit me një plumb.

Ende nuk dihet nëse viktima është vrarë në të njëjtin vend ku u gjet trupi i tij, raporton portali spanjoll “La Verdad”.

Policia spanjolle dyshon se shqiptari është vrarë diku tjetër dhe trupi u hodh në zonën me mbeturina për të humbur gjurmët e autorëve. 

Viktima jetonte prej vitesh në Marrazon, kishte punuar para disa kohësh si bodigard në klube nate. Dyshohet se atje u përfshi me njerëz të lidhur me krimin.

EMISIONET