Ekzekutimi i 26 vjeçarit në makinën e parkuar, kamerat filmojnë momentin

Ekzekutimi i 26 vjeçarit në makinën e parkuar, kamerat

Momenti i vrasjes së një personi në një makinë të parkuar në Londër janë shfaqur pasi vrasësit u dënuan për ekzekutimin e tij.

Khalid Farah, 26 vjeç, u qëllua për vdekje në Southall më 11 nëntor të vitit të kaluar, nga dy burra me një makinë të vjedhur.

Filmi i lëshuar nga policia tregon se si Malique Thompson-Hill, 22 vjeç, nga Maidenhead dhe Jermiane Paul, 23 vjeç, nga West Drayton u vërsulën në automjetin e Farah dhe e vranë atë.

Kamerat e sigurisë që filmuan rastin, tregojnë se si Thompson-Hill dhe Paul arritën në zonë në një VW Tiguan të zezë rreth orës 1.20 të mëngjesit.

Makina ofrohen ngadalë tek makina e parkuar dhe një person me kapuç del jashtë duke e qëlluar për vdekje shoferin.

Thompson-Hill dhe Paul u dënuan të dy me burgi përjetë, me një afat minimal prej 30 vjetësh.

EMISIONET