Vrau në 1997, gjirokastriti ekstradohet nga SHBA

Vrau në 1997, gjirokastriti ekstradohet nga SHBA

Një shqiptar i dënuar me 25 vite burg për vrasje është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), nga Gjirokastra ishte shpallur në kërkim në vitin 1997 u kap në SHBA.

Arrestimi i 47-vjeçarit u bë në bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Washington.

"Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale 'Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim', 'Trafikimi i armëve dhe municionit',"-raporton policia.

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj këtij shtetasi.

EMISIONET