Ekspozita personale “Çast” e piktorit Qemal Guri nga qyteti liqenori Pogradecit

Ekspozita personale “Çast” e piktorit Qemal Guri nga qyteti

Ekspozita e titulluar “Çast" është çelur këtë fundjavë në Galerinë e Arteve “Lasgush Poradeci”, një ekspozitë personale e piktorit nga qyteti liqenor, Qemal Guri.

Duke e lidhur dhe me situatën që po kalojmë për shkak të pandemisë në fokus të pikturave të realizuara nga autori ishte këndvështrimi rreth të përditshmes, realitetit dhe ëndrrave.

Një detaj që kalonte përtej ngjyrave të peisazheve ishte figura femërore në madhështinë e veprave të saj.

Ekspozita “Çast”, me rreth 120 punime, u çel mbështetjen e bashkisë Pogradec dhe do të qëndrojë e hapur për dy ditë në qytetin liqenor të juglindjes.

EMISIONET