Një sasi lëndë plasëse është hedhur në banesën e një punonjëse policie në qytetin e Durrësit.

Ngjara ka ndodhur rreth orë 22:35 të mbrëmjes së të shtunë në lagjen nr. 17 të qytetit.

Efektivja e policisë është identifikuar si shtetësja Ornela Buraku.

Mësohet se autorët janë hyrë në ballkonin e një banese ngjitur dhe prej aty kanë hedhur tritolin pranë automjetit të 30 vjeçares, parkuar në oborrin e shtëpisë së saj.

Shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në dëshminë e saj para kolegëve mësohet se punonjësja e policisë ka mohuar të ketë konflikte por mësohet se një ndër pistat ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës.

Ornela Buraku e ushtron detyrën e saj prej 16 vitesh.

Ndërkohë një grup hetimor ka nisur punën për të zbardhur motivet e ngjarjes si dhe për të identifikuar dhe ndaluar autorët.

/Ora News.tv/