Ekspertët: Ja çfarë ndikimi do të ketë në ekonomi procesi i rindërtimit

Ekspertët: Ja çfarë ndikimi do të ketë në

Në studion e emisionit “Arena” të gazetarit Dritan Hila, ekspertët ekonomisë, duke u nisur nga Konferenca e Donatorëve, kanë komentuar dhe situatën ekonomike në vend. Për ekspertin Zef Preçi pas sigurimit të parave nga donacionet, duhet të rishikohet buxheti i shtetit. Ai shtoi më tej, se ekonomia do duhet të futet në trendin e rritjes normale.

Zef Preçi: Unë mendoj se kjo do sjelli rritje ekonomike. Por duhet të rishikohet buxheti pas sigurimit të këtyre parave.  Unë pres që rritja ekonomike të kthehet në trend normal, të shkojë drejt 4%. Nuk ka më alibi që na dëmtoi tërmeti. Kurse pesha specifike e borxhit është më shumë perspektiv se sa e momentit.

Ndërkohë, Adrian Civici u shpreh se do të duhet një menaxhim i mirë i parave për të ruajtur ekuilibrat financiare të vendit.

Adrian Civici: Teorikisht po na vijnë 1.15 miliard euro, ku duhet një menaxhim i mirë për të ruajtur disa ekuilibra për të ardhmen.

Ndërkohë, eksperti Pano Sako u ndal te borxhi publik i shqipërisë. Ai theksoi se aktualisht borxhi publik kalon shifrën e 10 miliardë eurove.

Pano Sako: Sot ke 9.3 miliard borxh të shkruar, dhe rreth 900 milionë euro janë faturat e gjykatës ndërkombëare. Në ekonominë e tregut rrogat i rritë ekonomia. Nëse do rritësh rrogën minimale do vendosësh një taks të re shtesë mbi biznesin. Këtë ekuilibër e ka vendosur tregu.

Për ekonomisten Zana Guxholli, paratë që do të investohen për rindërtimin nuk do të rikuperojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Sipas saj, kjo është e vërteta që u duhet thënë qytetarëve. Ajo shtoi se këto para nuk do të sjellin rritje ekonomike.

Zana Guxholli: Njerëzit jashtë në shi, që kanë humbur kursimet e jetës së tyre, nuk ua zëvendëson dot 100% atë që humbën nga ky tërmet. Ata janë në pikë të hallit, ata kërkojnë shpëtim. Ne po u themi atyre të vërtetën, që do marin një vend ku do strehohen, por nuk do i zëvendësojnë 100% ato që humbën. Ky 300 milionsh që është para që po futet në buxhet, duhet të tregojë se si do përdoret. Këta njerëz dhe Shqipëria kanë humbur një pjesë të mirë të pasurisë kombëtare. Ajo është një para që do të zëvendësojë ato shtëpitë, por nuk do sjelli atë rritje ekonomike që ne kërkojmë. Rrogat duhen rritur, ato duhen bërë me politika të tjera. Këto para nuk vijnë për këtë destinacion.

Ndërkohë, inxhinieri Arben Meçe e pranoi të papranueshëm faktin që ligji nuk lejon të merren të gjitha paratë e premtuara në Konferencën e Donatorëve.

Arben Meçe: Tani mora vesh që entuziazmi im paska qenë eufori e kotë. Se si do merren këto lekë, sapo kemi filluar. Unë mendoj kur vi në një emision është që mesazhi që duhet të jap të jetë mesazh shprese. Unë nuk mendoj se një ligj duhet të na pengojë për të marrë këto para. 

EMISIONET