Ekspertët e shëndetit: Koronavirusi do zgjasë deri në pranverën e 2021, 7.9 milion njerëz në spital

Ekspertët e shëndetit: Koronavirusi do zgjasë deri në

Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të çojë në 7.9 milion njerëz të shtruar në spital, zbulon një konferencë sekrete e Shëndetit Publik në Angli (PHE) për zyrtarë të lartë të NHS.

Dokumenti, i parë nga “The Guardian”, tregon se shefat e shëndetit që merren me virusin kanë pranuar se presin që ajo të qarkullojë për 12 muaj të tjerë.

Në këtë dokument thuhet se rreth 80% e britanikëve do infektohen me koronavirus gjatë kësaj kohe.

Prof Chris Ëhitty, këshilltari kryesor i qeverisë, e ka përshkruar më parë atë shifër si skenarin e rastit më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak se ai. Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë persona "pritet" të kontraktojnë virusin.

Dokumenti thotë se: "Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital."

"Unë mendoj se do të zhduket në verë, në fund të qershorit dhe do të kthehet në nëntor, siç vepron gripi i zakonshëm sezonal. Unë mendoj se koronavirusi do të rikthehet çdo vit dhe me kalimin e kohës do bëhet më pak e rënde pasi forcohet imuniteti”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.

EMISIONET