Ekskluzive/Kampion Ballkani, xhudisti Çullhaj rrëfen emocionet për RTV Ora

Ekskluzive/Kampion Ballkani, xhudisti Çullhaj rrëfen emocionet

Vetëm pak ditë më parë, Indrit Çullhaj u shpall kampion i Ballkanit në sportin e Xhudos, një sukses që e përsëriti, duke ruajtur në këtë mënyrë titullin. Një triumf emocionues ky për Çullhaj, i cili për mikrofonin e "RTV Ora" rrëfeu emocionet e këtij suksesi.  

"Të shpallem dy herë kampion ballkani është një kënaqësi e vërtetë sepse u mbajt kampionati ballkanik në Tiranë. Ishte një emocion i madh pasi erdhën shumë miq nga mbarë bota për të ndjekur këtë ndeshje. Kisha tension më shumë se herët e tjera, pasi u organizonte në vendin tim për herë të parë, kështu që dola me sukses. "

Mbrojtja e titullit?

Në kampionat ballkanik vijnë shumë sportist elitarë që marrin shumë medalje në garat botërore dhe europiane dhe konkurenca ka qënë shumë e fortë. Kam pasur 9 kundërshtarë me shumë peshë. Për secilin sportist që vjen nga Ballkani është konkurencë e fortë. U desh të punoja shumë për të arritur te kjo medalje.

Vështirësitë e xhudos në Shqipëri?

Është shumë e vështirë, pasi duhet të kesh shumë sportista dhe t'i ndryshojsh. Nuk kam kundërshtarë në palestër. Unë e kam pas si të pamundur. Po stërvitem në Kosovë te Driton Kuka, atje ku stërvitet edhe Kampionia Olimpike,  Majlinda Kelmendi. Atje vijnë nga e gjithë bota. Bëjnë strajnime me njëri-tjetrin dhe kjo është diçka e mirë pasi na rritet niveli sportiv.

Objektivi?

Objektivi i radhës është që të kualifikohem në Lojërat Olimpike që zhvillohen në Tokio. Deri tani jam i 48-i në ranglistën e Olimpiadës dhe shpresoj që të kualifikohem me pikë dhe jo me ftesë.

Kompeticioni i radhës?

Do marr pjesë në Lojërat Olimpike Europiane, që zhvillohen në Bjellorusi në qershor. Aty jam kualifikuar pasi kam 500 pikë. Pra jam i sigurtë që jam kualifikuar. Ndërkohë, synimi im është që të futem në zonën e medaljeve në kampionat botëror. Është synimi im i vetmi, ajo që i jap vetes spunto për të punuar. Kjo është ajo që mund të kërkoj, ndërsa Olimpiada është diçka që mund të arrihet.

Masivizimi i xhudos në Shqipëri?

Kemi hapur një ekip ku aktualisht stërviten rreth 70 sportistë në disiplina të ndryshme. Është një gjë e mirë pasi të gjithë ata të rinj që merren me sport mund të heqin dorë nga veset e këqija. "-përfundoi Çullhaj.

EMISIONET