Ekskluzive/ Momenti kur i plagosuri i atentatit në Peqin mbërrin te Trauma

Ekskluzive/ Momenti kur i plagosuri i atentatit në Peqin mbërrin te

Ky është momenti kur 21 vjeçari Albert Uruçi mbërrin nga spitali i Elbasanit me autoambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ora News ekskluzivisht pamjet e këtij momenti, ku shihet ndërsa merret nga mjekët me barrelë.

Ai do ti nënshtrohet një ndërhyrje të specializuar, pasi ka marrë plumb në kokë dhe këmbë.

I riu mbeti i plagosur së bashku me mikun e tij Andi Zylyfi, 23 vjeç, në një atentat me armë zjarri në fshatin Përparim në Peqin.

Makina me të cilën udhëtonin u qëllua me breshëri arme nga një tjetër mjet në lëvizje.

Fatkeqësisht 23-vjeçari Zylyfi ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit fill pas ngjarjes.

Pika kontrolli për kapjen e autorëve

Dyshimet janë për larje hesapesh mes bandave. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale.

Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

EMISIONET