Ekskluzive/ Kupat e Europës dhe merkato, Safet Gjici premton stadiumin dhe "shtëpinë e re" të Kukësit

Ekskluzive/ Kupat e Europës dhe merkato, Safet Gjici premton stadiumin dhe

Pas paraqitjes fantastike në kampionat, Kukësi është i gatshëm që të debutojë në UEFA Europa League. Mbrëmjen e kësaj të enjte, Kukësi do të sfidojë vendasit e Debrecenit, në një takim që premton spektakël.

Një gjë të tillë e premton edhe presidenti, Safet Gjici, i cili në një intervistë ekskluzive për gazetarin e sportit në RTV Ora, Altin Sulçe i ka përgjigje shumë pyetjeve kureshtarë të tifozëve verilindorë. Nga pritshmëritë në Europë, te merkato, e deri te e ardhmja e Valdet Ramës dhe stadiumi.  

U bënë shumë vite që luani në Kupat e Europës. Në përgjithësi kemi dalë mirë, duke kaluar turet. Duke pasur besim te stafi dhe ekipi, pavarësisht se është një ekip shumë i mirë. Debreceni është një ekip me traditë në Hungari, eksperienca që kanë një pjesë e mirë e lojtarëve do mundemi t'ia dalim me sukses. Patjetër që iu them se turi i parë është detyrim, natyrisht edhe fati në futboll është një pjesë që mund të na ndihmojë për sa i përket kalimit të këtij turi pasi është një tur shumë i vështirë.

Ju favorizon fakti që luani takimin e parë në Hungari? E në fakt ky është një favorizim mund të thosha sepse po të nxjerrim një gol atje e kemi më të lehtë pastaj për të lozur në Shqipëri. Gjithsesi duhet mobilizim nga ana e stafit dhe ekipit. Besoj se kanë bërë një fazë të mirë. Them se janë mirë, duket mirë ekipi dhe them se pse mos ta kalojmë. Në futboll luajnë 11 me 11 dhe natyrisht duam që të kemi edhe pak fat.

Kontigjenti i Kukësit në vitet e tjera? Ne sivjet nuk kemi ndërhyrë shumë. Kemi bërë gabime në vitet e fundit, pasi ndërhyjmë shumë në shumë reparte dhe prish shumë gjëra, e bën ekipin nga e para. Pavarësisht se e kaluam një tur nuk na rezultoi i suksesshëm sidomos me fazat e verës së vjetshme. Kështu që sivjet kemi ndërhyrë pak. Kemi nevojë për të ndërhyrë në disa reparte, sidomos në repartin e sulmit apo të mesfushës. Kemi kohë deri më 24 gusht, kur edhe fillon kampionati. Natyrisht edhe drejtori sportiv por edhe stafi nuk janë nxituar për të marrë lojtarë që nuk janë niveli që bëjnë diferencën në Shqipëri. Janë 20 lojtarë që kanë në dispozicion dhe mendoj se janë mjaftueshëm për këtë tur të parë. Por ne na nevojitet edhe një sulmues që të bëj diferencën, apo një mesfushor qoftë qendre apo krahu. Pra mendoj se me 2-3 blerje do e kompletojmë ekipin, që më pas do të luftojnë denjësisht në kampionat, që nis me 24 gusht.

Ekipi më i mirë shqiptar në Europë? Mbetet për tu parë në fakt. Nëse do të kemi sukses dhe do ta kalojmë turin e parë. Ne dhe Partizani i kemi shumë të vështira ekipet që na kanë rënë në short për hirë të së vërtetës. Ne Qarabakun e njohin, e dijmë se çfarë skuadre ka, por edhe Debreceni është një ekip me traditë. Por kjo nuk do të thotë që ne të shkojmë dhe të mos marrim atë rezultat që presim. Pra unë kam bindje dhe besoj shumë te stafi teknik dhe te lojtarët që do t'ia dalin me sukses edhe pse ekipi kundërshtarë është shumë i fortë. Pas kësaj mbetet të shihet se kush është ekipi më i mirë mbas kalimit të turit, sidomos ne, Partizani e Kukësi që i kemi kundërshtarët edhe më të fortë.

Gjunjët? Këtu problemi është se nuk garojmë në kampionat shqiptarë. Aty e ka në dorë stafi teknik, skuadra, nuk kemi se çfarë menaxhojmë ne, pjesa jashtë. Natyrisht që janë skuadra si Debrecen dhe Qarabak që kanë kaluar edhe në fazat e grupeve të Europës, kështu që duhen respektuar dhe vlerësuar maksimal, që duhet të marrim për të kaluar turin e parë.

Ekip për kampionat apo do të ketë edhe ndërhyrje të tjera? Do të ketë edhe ndërhyrje të tjera. Thashë që ne nuk kemi bërë shumë ndërhyrje sepse nuk duam që ta prishim ekipin. Kemi larguar Reginaldon, ka qënë një ndër sulmuesit kryesorë të Kukësit. Më shumë u vetëlargua se sa e larguam, pasi kishte problemet e veta. Duam që të kemi një sulmues, pasi me një sulmues nuk mund ta nisësh kampionatin, sidomos kampionatin e Shqipërisë. Kemi një sulmues që është Van Basten i Shqipërisë, ishalla na del si Van Basteni atje. Emrin e ka të madh, por nuk e di se çfarë do të na dalë. Është sulmues i ri, i prespektivës, por duam një sulmues me përvojë që të përballojë kampionatin shqiptar, pasi do të jetë një kampionat akoma dhe më i fortë, sepse ekipet janë përforcuar. Ne na duhen 2-3 lojtarë që të bëjnë diferencën, jo lojtarë për të mbushur numrin edhe kaq. Na duhen lojtarë duke nisur nga reparti i sulmit, mesfushës dhe deri në mbrojtje.

Valdet Rama? Nga Valdeti pres që të tregojë emrin e vetë, si lojtar i madh, lojtar me përvojë në këto ture që në fakt duhen lojtarë të tillë, sepse kanë eksperiencën e duhur. Me çfarë më thanë sot, stafi dhe ekipi e kanë studiuar ekipin kombëtar. E dinë se çfarë pikash të forta kanë dhe çfarë pikash të dobëta kanë. Besoj se tani që stafi i ka bërë analizën edhe këta janë mobilizuar, që të kalojnë turin dhe pse jo të dalin me rezultat pozitiv edhe në Hungari, pastaj mbetet për tu parë. Kam besim se do ia dalim.

Stadiumi? Në fakt stadiumi duhet të kishte nisur para një muaji. Kontrata është firmosur para një muaji me firmën zbatuese. Kanë vajtur mjetet, ka vajtur për të filluar punë, por Bashkia që iku nuk e lejoi për të filluar punimet. Dhe kjo ishte një gjë e rëndë në fakt, sepse ai stadium nuk bëhet as për mua personalisht, as për atë që ishte në krye të Bashkisë, por bëhet për qytetarët kuksianë, për Kukësin. Stadium me standarte europiane. Është e pafalshme që të luajmë për 8 vite larg fushës sonë, si dhe në Kupat e Europës. Të loz sa në një stadium në një stadium tjetër. Tifozët shpresojnë që të mbarojë. Shpresoj dhe besoj se kjo kompani do të punojë me ritme të shpejta. Do mundohemi që të mos ketë pengesa, burokracira dhe të ec me ritme të shpejta. Nëse do ecin punët ashtu siç e kemi planifikuar për 6-7 muaj, ose 1 vit e përfundojmë. Ekipi i Kukësit do të loz edhe këtë sezon jashtë. Do mundohemi që të luajmë një vend fiks. Elbasani dhe Kamza do të jenë shtëpia e re dhe nuk do ta lëvizim deri në fund. "-përfundoi Gjici.

EMISIONET