Ekskluzive/ FSHF harron Çekiçin, mesfushori "plas" bombën : Jam në procedura për...

Ekskluzive/ FSHF harron Çekiçin, mesfushori "plas"

Është një prej futbollistëve më në formë të momentin, por kjo nuk i ka bindur zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit që t'i bëjnë një ftesë Endri Çekiçit për në kombëtaren e madhe. Diçka të tillë e ka zbuluar vetë pogradecari, që për "Rtv Ora" tha se momentalisht nuk ka kontakte mes tij dhe FSHF. Ndërsa shtoi se në fushë mund të mbulojë rolin e sulmuesit të majtë dhe pozicionit "10".

Çekiçi në skemat e Edi Rejës?Besoj se kjo është një pyetje që i takon Rejës (qesh). Unë e ndjej shumë fanellën e Shqipërisë dhe do të jem gjithmonë në pritje të asaj fanelle dhe do të jap maksimumin që një ditë ta vesh atë. Besoj se shumë shpejt do ta bëj një gjë të tillë. 

Kontakte me FSHF?Momentalisht nuk kemi pasur kontakte. Jam në dijeni që ka ardhur Reja dhe më ka ndjekur në disa ndeshje por kontakte nuk ka. Reja është gjysmë slloven dhe shpresoj që të vij më shpesh për të parë kampionatin slloven (qesh).
Kam vetëm pasaportë shqiptare. Jam në procedura për pajisjen me pasaportë kroate. Shpresoj që nuk do të zgjas shumë pasi më duhet për transferimin e ardhshëm. Do të ishte një plus shumë i madh për mua.

"Me ardhjen e trajnerit të ri te Olimpia, ai më tha se do të më provojë në rolin e 10-ës. Është një pozicion që unë e kisha luajtur edhe më përpara si te Dinamo ashtu edhe te kombëtarja U-21. Por pozicioni im natyral është sulmues i majtë. Që nga ardhja e tij, unë luaj në atë pozicion ku po bëj ndeshje të mira dhe mbeta në atë pozicion. Momentalisht ndihem mirë edhe në pozicionin e numrit 10 dhe si sulmues i majtë," përfundon Çekiçi.

EMISIONET