Ekipi i sapo ngjitur bën surprizën, i shkakton humbje Arsenalit

Ekipi i sapo ngjitur bën surprizën, i shkakton humbje Arsenalit

Arsenali ka marrë një shuplakë të fortë në transfertën e Sheffield United.

Ekipi që u ngjit këtë sezon në elitë fitoi me shifrat 1-0, duke prishur në këtë mënyrë ecurinë pozitive të "topçinjve", që nuk humbnin një takim prej 8 takimesh. Goli me vlerën e tre pikëve u shënua nga Mousset në minutën e 30-të.

Pas kësaj fitoreje, Sheffield u ngjit në vendin e 9-të në kuotën e 12 pikëve, tre më pak se Arsenali i vendit të pestë.


EMISIONET