Edo vëri gishtin kokës, ke shansin të bëhesh burrë shteti!

Edo vëri gishtin kokës, ke shansin të bëhesh burrë

Datën 13 Tetor , Presidenti e shpalli ditën e zgjedhjeve për pushtetin lokal.

Sërisht , si një burrë shteti , pasi dërgoi ftesën për dialog e priti përfaqësues të partive politike , ambasadorë, gazetarë , pozitarë e opozitarë , Presidenti i Republikës shpalli datën e zgjedhjeve , duke ju dhënë shancin , mbështetur në Kushtetitë, të gjithë palëve, që të reflektojnë e të pergatiten për fushatën zgjedhje me kandidatë alternativë , nga pozita e opozita , për të shpetuar Shqipërinë , për të mos lejuar instalimin e nje farse zgjedhore, që ishte data 30 qershor, e cila di tę përfundonte në modelin më të keq, që çon në instalimin e një neodiktature.

E ndërsa orët kalojnë , (KM alias Luigji 14 ), nuk ka ndërment të tërhiqet nga marrezia e tij.

Po unë prapë sot , po të drejtohem ty Edi, jo si kryeministër , po si djalë Tirana dhe shok fëmijërie, ke shansin e jetës tēnde , që të refletosh dhe të ngrihesh mbi palët e të bēhesh burrë shteti. Ti mund të më thuash me të drejtë , po nuk kam nga të lëviz. Më kanë kapur në vend të lig e nuk mundem të bëj dot asgje me .

E di që ti je thjeshtë mekanizmi ( më kujton atë filmon Portokalli mekanik) , pasi të tjerë janë ata që drejtojnë , po unë po të them , sërisht, bëhu nje herë burrë , si shok fëmijërie që të kam. Ka gjithmon një herë të parë.

Reflekto , se përsëri shansi t’u dha ty , po përtej teje , ju dha të gjithë shqiptarëve .

Mos ua digj shqiptarëve shancin për negociata .

Ndaj të këshilloj të reflektosh , duke bërë detyrën tënde , si burrit të shtetit. Mos bëj si uthll e fortë se pastaj enën tënde do të thyesh.

Hiq dorë nga llafet , kafet, filxhanet e bejtet , po tregohu që je burre shteti dhe e do këte vend si askush tjetër. Sot është koha të vlerësosh mundësinë që pęrsëri të është dhenë . Nëse ti nuk e kupton që ky është stacioni i vetëm për ty, atëhere historia për ty do të jetë e pamëshirshme.

EMISIONET