Ish-kryenegociatorja në dialog me Serbinë Edita Tahiri është shprehur kundër idesë së një shengeni ballkanik. Në një lidhje me skype për Ora News, Tahiri tha se kjo është një tendencë neojugosllave, e cila do të dëmtonte Ballkanin dhe Evropën.

Edita Tahiri: Ballkani nuk është i interesuar dhe nuk duhet të jetë i interesuar të bashkohet, të hapë kufijtë mes veti, por drejt BE-së. 

Unë e kuptova këtë, ka qenë motit nuk është e re. Eshtë një tendence neojugosllave, e tillë  dhe nuk duhet të nxitohemi për këtë. As Shqipëria nuk duhet të nxitohet sado dëgjova që kanë bërë hapa.  

Me këtë çështje BE qetëson ndërgjegjen e vet që e ka lënë prapa Ballkanin Perëndimor dhe nuk ka qenë në gjëndje të shtyjë Ballkanin Perëndimor drejt BE-se. Do të jetë një gabim strategjik që do të kemi pasojë të gjithë edhe Ballkani edhe Evropa.

Të martën Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u takua me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, më të cilët bisedoi për tërheqjen e një sërë pengesash për bizneset dhe diskutuan për lëvizjen e lira të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në Ballkan.

Intervista u dha për gazetarin e Ora News, Klodi Karaj

 

/Ora News.tv/