Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, akuzoi diplomaten e lartë të BE-së, Federica Mogherini se mban anën e Serbisë.

Pjesë nga biseda: 

Tahiri: E para nuk ka më një Bruksel. Ka një zyrë të Mogherinit që ka shkelur parimet evropiane për Ballkanin perëndimor. Parimet evropiane ka qenë integrimi i 6 shteteve përfshirë edhe Kosovën. Me hapjen e temave të kufijve, 

Mogherini nuk është më me linjën evropiane. Ekziston edhe Brukseli i fuqive të mëdha që janë kundër ndryshimit të kufijve. Nuk është mirë të shikohen gjërat nga zyra e Mogherinit. 

Unë kam punuar për 7 vjet në negociata ku është dialoguar që veriu të integrohet në sistemin e Kosovës dhe tani lejimi që të dilet nga ky koncept del se kujt po i shërben zonja Mogherini. Unë e kam thënë që ajo ka marrë anën e Serbisë, ku zyra e saj tha se Trepça do të jetë në tavolinë, që është miniera më e pasur me plumb në Evropë. Trepça do t'i shërbejë vetëm Kosovës. 


/Ora News.tv/