Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, mbrëmjen e 78 shkurtit tha se Serbi u bërë ofertë që të lëshonin veriun e Kosovës në mënyrë që Kosova të ishte e pavarur dhe pa luftë.

Pjesë nga biseda: 

Edita Tahiri: Njohja reciproke mes Kosoves dhe Serbisë sjell paqe vetëm nëse është njohje në kufijtë aktualë. Një njohje nga Serbia e cila guxon tokë nga Kosova nuk është njohje por luftë dhe jo stabilitet. Dua tju kujtoj një pjesë të historisë në kohën e okupimit. Na kanë ardhur oferta nga Serbia në atë kohë, që lejeni veriun, jeni të pavarur dhe nuk ka luftë. Ne si Lidhja Demokratike e Kosovës e kemi refuzuar sepse nuk ka vlerë pavarësia pa atë pjesë të pasur. Prej asaj kohe ndodhën shumë e shumë vrasje.

Tani kur Kosova është e njohura nga pjesa më e madhe e botës, kur është anëtare e shumë organizatave, filloi pazari. Ky lloj pazari që po bëhet është me ia dhënë fitoren Millosheviçit dhe Putinit, kjo cenon nderin kombëtar. Se 100 vjetë ne kemi vuajtur për shkak se Serbia e ka dashur gjithmonë veriun. Dhe ne kemi qenë të okupuar për shkaqe koloniale për këtë arsye ne duhet të mbrojmë të arriturat që kemi. Të bëhemi bashkë me një qëndrim unik këtu dhe në Shqipëri. Nëse nuk krijojmë dot një qëndrim unik atëherë kjo shumicë që po e mbron Kosovën, historinë e saj duhet të marrë situatën në dorë. 

 


/Ora News.tv/