Edita Tahiri: Çështja "Cakaj" indikator i një skenari më të rrezikshëm

Edita Tahiri: Çështja "Cakaj" indikator i një skenari

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, në një lidhje për "360 Gradë", tha se çështja e Gent Cakajt është vetëm indikator i një skenari më të rrezikshëm.

Tahiri: Në këtë moment, është zt.Cakaj. Në momentin që është ministër i Jashtëm i Shqipërisë do të jetë në dispozicion të këtyre tezave serbo-ruse. E kam parë në media me një entuziazëm të pakontrolluar duke folur për këto gjëra. Zt. Rama ka bollëk fjalësh, por porosia ime për të është që të ulet të mendojë për çështjen kombëtare sepse lufta në Bruksel është bërë gjeopolitike. Në vitin 1999 e kthyem gjeopolitikën në favorin tonë. Çështja Cakaj nuk është temë, vetëm indikator i një skenari më të rrezikshëm. Duhet të dihet se sensi politik dhe kombëtar i jonë dhe i shqiptarëve, është shumë më i thellë se sa skenari apo planet famëkeqe që dëmtojnë interesat e kombit shqiptar. 


EMISIONET