Shpesh kemi publikuar personazhe të njohur të cilët janë të apasionuar pas makinave të bukura. Mund të përmendim këtu David Bechkham, Kim Kardashian, Simon Cowel. Ka ardhur koha të fusim në këtë listë edhe një shqiptar i cili ka në përdorim disa prej makinave më të bukura që qarkullojnë sot në botë.

Bëhet fjalë për Valentino Corleonen, një personazh i cili është bërë i njohur për publikun nga mënyra e jetës që ai bën, për historitë me femrat por edhe për pasionin që ai ka për makinat.

Në adresën e tij në Facebook ai ka publikuar disa nga makinat që ai përdor. Duke filluar nga një Audi A8 i cili është i lyer kuq e zi enkas për shijet e tij. Më pas kemi një Masserati, BMW X6, Hummer, dhe të gjitha mbajnë në kurriz emrin e tij.

/Ora News.tv/