Rama: Nënshkrimi i partneritetit strategjik me Greqinë shumë afër

Rama: Nënshkrimi i partneritetit strategjik me Greqinë shumë

Pas kryeministrit të Greqisë, edhe shefi i qeverisë shqiptare përforcoi idenë e nënshkrimit të partneritetit strategjik me Greqinë. 

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, shefi i ekzekutivit tha se pjesë e dialogut janë çështje si ligji i luftës, marrëveshja me kufirin detar apo edhe të drejtat e komunitetit çam.

Rama:  Dua të vë në dukje se jemi në një moment pozitiv në dialogun me Greqinë, ashtu si kundër e shprehur edhe Kryeministri Grek pajtohem me përshtypjen se momenti i nënshkrimit të ri partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë është shumë afër.

Duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu për një sërë temash që prekin harkun e 70 vjeteve duke filluar nga ligji absurd i luftës, por edhe duke vazhduar me tema që për ne kanë qenë të një rëndësie të vecantë  si marrëveshja për kufirin detar apo garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe posacërisht komunitetit çam për të pasur lëvizje të lirë dhe të papenguar nga historitë e të shkuarës dhe për të pasur akses të plotë ligjor lidhur me çdo pretendim sa i përket të drejtave të pronësisë.

Po konkludojmë me shumë pozivitetit një aspekt tjetër procesi  që ka të bëjë me lehtësimin e të gjitha marrëdhëbnive që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi në aspektin e burokracive dhe lëvizjes. Besoj se përfundimi i procesit dhe garantimi i këtyre marrëdhënieve përmes vënies më në fund në funksion të të famshmes vulës apostile dhe po ashtu përmes përfundimit të një marrëveshje mes dy ministrive të Brendshme lidhur me administrimin e pikave  doganore përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara.

EMISIONET