Mozzik festoi sot 24-vjetorin dhe nuk munguan urimet nga miqtë e të afërmit. Sigurisht që në këtë ditë të bukur nuk mund të mos ishte në vëmendje ish-partnerja dhe vajza e tij Hana.

Ndonëse thuhet se janë ndarë, Loredana nuk ka hezituar ta urojë me anë të një postimi në Instagram. Por këngëtarja nuk zgjodhi të flasë me emrin e saj, por atë të vajzës.

“Gëzuar ditëlindjen babi! Të dua, Hana”, shkruajti Loredana në profilin e Instagram të vogëlushes.

Ndërsa Mozzik ka zgjedhur që këtë postim të mos e shpërndajë në llogarinë e tij, ashtu sic ka bërë me urimet e tjera.

/Ora News.tv/