Edhe pse në krizë, Venezuela nuk ndal drogën drejt SHBA-së! Zbulohet "autostrada" e trafikimit

Edhe pse në krizë, Venezuela nuk ndal drogën drejt SHBA-së!

Trafikimi i kokainës nga Venezuela në Shtetet e Bashkuara po rritet, madje edhe kur vendi është në krizë.

SHBA-ja dhe zyrtarë të tjerë rajonalë thonë se është elita ushtarake dhe politike e Venezuelës që lehtëson kalimin e drogës brenda dhe jashtë vendit në qindra aeroplanë të vegjël dhe të panjohur.

Prestigjozja amerikane CNN hetoi një muaj dhe gjurmoi në rrugën veriore të kokainës nga zonat bujqësore dhe zbuloi se shumica rritet e kultivohet në Kolumbi. Madje numri i fluturimeve nga Venezuela drejt ShBA është rritur. Në vitin 2017 bëheshin dy fluturime në javë, ndërsa në 2018 kishte fluturime çdo ditë.

Hetimet e CNN gjurmuan kokainën duke nisur nga fermat në Kolumbi, transportin në Venezuelë, fluturimet në Honduras dhe trafikimin në veri të SHBA.

Sipas një zyrtari amerikan, rreth 265 tonë kokainë nga Venezuela hynë në SHBA në vitin 2018. Droga arrin në vlerën e rreth 39 miliardë dollarëve në rrugët e SHBA, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën.

Shikoni videon këtu

EMISIONET