"Edhe muret kanë veshë", instalacioni për të mos harruar krimet e komunizmit

Thënie e dëshmi të viktimave dhe të mbijetuarve të krimeve të komunizmit u projektuan në 6 qytete njerësh si një mesazh për të mos harruar. Instalacioni 'Edhe muret kanë veshë' është një krijim i artistes Alketa Xhafa Mripa në kuadër të projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”.
Tirane- Në 6 qytete kryesore në të njëjtën kohë u zhvilluan një aktivitet që synon ndërgjegjësim për krimet e komunizmit.
Në kala e fasada institucionesh u projektuan përmes një instalacioni thënie e dëshmi të njerëzve të dënuar të diktaturës.
Por në sheshe, nuk munguan as dëshmitë direkte të të mbijetuarve, siç bëri në Shkodër Fatbardha Saraçi Mulleti.
Fatbardha Saraçi Mulleti: Kam treguar dhe për kampin e tmerrshëm të Tepelenës, ku atje shumë familje janë internuar pa u bërë gjyqi. Në ato kampe çuan gjithë familjen, ndër ta dhe fëmijë të vegjël, edhe foshnja, që një pjesë e mirë e tyre edhe kanë ndërruar jetë aty.
“Edhe muret kanë veshë”, është një krijim i artistes Alketa Xhafa Mripa në kuadër të projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”.
Në Berat instalacioni ishte vendosur në pedonalen e qytetit dhe tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të shumtë, ata që e jetuan atë kohë në formën më të ashpër sollën kujtime.
"Kampi i Beratit kishte vështirësitë e veta, i mernin dhe i çonin në punë krahu dhe i ndanin nga fëmijët".
Tirana, Korça, Gjirokastra dhe Tepelena ishin të tjera që prej mbremjës së 8 majit dhe deri në orët e para të Ditës së Europës, ishin mbuluar shprehje dikur të ndaluara, apo fraza e thënie që përshkruajnë tragjedinë njerezore të shkaktuar nga krimet e komunizmit.