Edhe Durrësi "noton" në ujë

Edhe Durrësi "noton" në ujë

Problematika nga moti i keq me reshje shiu edhe në Durrës, ku janë përmbytur disa zona të qytetit. Si pasojë e nivelit të lartë të ujit, disa rrugë janë të pakalueshme.

Raportohet se është bllokuar kryqëzimi tek ‘Stadiumi’, rrethrrotullimi tek ‘Stacioni trenit’ dhe rruga ‘Taulantia’.

Situatë problematike paraqitet edhe në zonën e Shkozetit dhe atë të Spitallës.

Përmbytjet në Durrës kanë sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Për shkak të motit të keq, mësohet se është pezulluar lundrimi për peshkarexhat.

EMISIONET