Durrës, 4 persona të bllokuara nën rrënojat e hotelit të shmbur në zonën plazhit

Durrës, 4 persona të bllokuara nën rrënojat e hotelit

Ora 11:09- Katër persona kanë mbetur të bllokuar në një tjetër ndërtesë të shembur në lagjen 13 në Durrës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e ushtrisë, policia dhe zjarrfikësit që punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar në këtë ndërtesë.

Gazetarja e Ora News, Sonila Musaj raporton se është dëgjuar zëri i një personi në rrënoja. Godina ndodhet në rrugën e plazhit në lagjen 13.

Gjithashtu një hotel aty pranë është shembur plotësisht. 

Por banorët janë nxjerrë jashtë pa lëndime.


EMISIONET