Skënderbeu po kalon një moment fantastik. Pavarësisht se është e dyzuar për shkak edhe të vendimit të UEFA-s, klubi korçar po tregon një formë të kënaqshme.

Diçka të tillë e bëri edhe ndaj Tiranës. Çelësi duket se është trajneri, Ilir Daja, me gazetarin e Rtv Ora, Altin Sulçe, që në studion e "Ora Sport" tha se motivimi që të jep Daja është i nevojshëm.

"Të gjesh motiv në një ekip i cili tashmë ka marrë një dënim radikal nga Kupat e Europës, normale që pagesat te Skënderbeu janë përgjysmuar. Janë futur edhe shumë element të rinj. Por, vetëm Ilir Daja mund ta bëj atë motivim, atë vendosje në fushë, atë gjetje të bashkimit kimik. Daja është një motivues i shkëlqyer që gjen gjithnjë fjalorin e duhur për të ngritur këta djem. Tabela e klasifikimit nuk gënjen. Nëse Skënderbeu qëndron në mesin e tabelës do të ishte një histori suksesi për këta djem. Në njërën anë kanë sytë te topi dhe nga ana tjetër kanë veshin nga Gjykata Federale," tha Sulçe.

/Ora News.tv/