E zbulon media italiane, Juventusi ofron një "mal me para" për Icardin

E zbulon media italiane, Juventusi ofron një "mal me para"

Juventusi synon që ti ofrojë Cristiano Ronaldos një bomber në repartin e sulmit. 

Pasi dështuan që të alternojnë Higuainin me CR7 drejtuesit bardhezinjë të hedhin sytë nga Mauro Icardi. “Calciomercatoëeb” raporton se bardhezinjtë janë të gatshëm për të shpenzuar rreth 100 milionë euro për ta transferuar sulmuesin argjentinas në Torino. 

Për Interin transferimi i Icardit tek Juventusi do të ishte një "thikë pas shpine" pasi ish kapiteni ka shkruar emrin e tij në historinë e zikaltërve. Mauro ka shënuar këtë sezon tek PSG ku është i huazuar 20 gola dhe katër asiste në 31 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

EMISIONET