Goli më i bukur, marrëdhënia me Georgina Rodriguez apo dhe eksperienca te Juventusi ishin vetëm disa nga temat që Cristiano Ronaldo i dha përgjigje në një intervistë për Piers Morgan në "ITV".

Ylli i bardhezinjve zbuloi se kur ishte fëmijë vuante për bukën e gojës, teksa tregoi se në ndihmë i vinte një grua me emrin Edna. 34 vjeçari shtoi se ajo i jepte hamburger pas çdo ndeshjeje.

"Pas çdo ndeshjeje ishim të uritur. Afër stadiumit ndodhej një McDonald dhe pyesnim shpesh nëse kishte ndonjë hamburger të mbetur. Aty na priste një grua me emrin Edna dhe dy vajza të tjera. Gjithmonë na ndihmonin dhe për këtë dua që t'i jem mirënjohës. Tani, unë pyes shpesh për Edna, por askush nuk më thotë se çfarë ndodh me të. Do kisha dëshira që ta takoja dhe ta falenderoja për atë që ka bërë për mua."-tregoi Ronaldo.

Aktualisht, luzitani është një ndër futbollistët më me influencë në botë, e njëkohësisht edhe më i paguari.

/Ora News.tv/