E “tradhton” malli për gruan, si ra në kurth trafikanti shqiptar i qenieve njerëzore

E “tradhton” malli për gruan, si ra në kurth trafikanti

Një shqiptar i kërkuar në Belgjikë i akuzuar për trafik qeniesh njerëzore është arrestuar në Itali. 

29-vjeçari u kap në fshatin Monteroni d’Arbia afër Siena.

Ndaj të riut ishte lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar nga një gjykatë belge.

Bashkëshortja e tij u zhvendos në fshat për të jetuar vetëm dy muaj më parë dhe autoritetet italiane ishin të sigurt që do ishte çështje kohe që ai të vinte për ta vizituar.

Shtëpia e saj u mbajt nën vëzhgimin e karabinierëve dhe në momentin që shqiptari shkoi për të vizituar gruan u vu në pranga.

Ai tani do të përballet me akuza për krijimin e grupi shqiptar të trafikimit njerëzor dhe organizimin e trafikut të emigrantëve nga Azia dhe Afrika në Belgjikë, zakonisht për transport të mëtejshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptari do të ekstradohet në Belgjikë, ku përballet me një dënim të mundshëm me burg 20 vjet nëse shpallet fajtor.

EMISIONET