Në një zonë pranë pyllit të Dekatit në Britaninë e madhe janë zbuluar pjesët e një vajze 28-vjeçare që ishin futur në dy valixhe. Policia ka identifikuar viktimin dhe bëhet fjalë për Phoenix Netts.

Ajo jetone në atë zonë dhe që prej datës 14 prill u shpall e zhdukur. Telefoni i saj për një periudhë kohë kishte qëndruar i hapur, ku i shkonte zilja, por disa ditë më vonë ai doli i fikur.

Gareeca Conita Gordon, 27 vjeç nga Birminghami, është akuzuar për vrasjen e Netts gjatë periudhës 14 prill- 12 maj.

Edhe bashkëpuntori i saj Mahesh Sorathiya, 38-vjeç nga Volverhampton dhe babai i dy fëmijëve është arrestuar pasi akuzohet për pjesëmarrje në vrasje.

Një banor që ka vërejtur lëvizje të çuditshme të një makinë dhe kishte njoftuar policinë. Policia arriti ta lokalizonte makinën dhe gjetën brenda dy valixhe me pjesët e turpit të viktimës të dekompzuara.Trupi i saj ishte djegur dhe copëtuar me një sharrë, në një pjesë të trupit ishte e ngulur edhe një piru.

/Ora News.tv/