Një burrë nga Brazili 38 vjeç ka shkuar të konsultohet me disa mjekë pasi vuante nga dhimbje të forta në shpinë.

Mjekët i bënë një skanim CT të zonës së shpinës, në mënyrë që të diagnostikonin shkakun e dhembjes. Në skanim, shihej se burri vuante nga hernia diskale. Por kjo nuk ishte diçka që tronditi mjekët pasi është një sëmundje shumë normale.

Ajo që i la të befasuar ishte fakti që personi kishte tre veshka. Raporti thotë se veshka e majtë e burrit ishte normale ndërsa ajo në të djathtë ishte shkrirë në dy veshka rreth zonës së legenit.

Raporti i shkruar në The Neë England Journal of Medicine (NEJM), tregon se ky person nuk kishte ndonjë problem me veshkat dhe të gjitha organet e tjera në trupin e tij duket se funksionojnë normalisht gjithashtu.

Kjo gjendje dyshohet të ketë lindur gjatë zhvillimit të embrionit. Por për shkak se nuk ka pasur simptoma të veçanta, pacienti nuk e ka ditur gjendjen e tij derisa e zbuloi rastësisht.

/Ora News.tv/