Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti automobilistik pranë Guadalajara në Meksikë. Protagonist i ngjarjes së rëndë është bërë futbollisti i ekipit të Sevilja B, Joao Maleck. Trupat e viktimave i përkisnin moshës 35 dhe 26 vjeç, ku pas ekzaminimeve u pa se ishin një çift i sapomartuar.

Bilanci mund të kishte qënë edhe më i rëndë, por Maleck duket se ia ka hedhur pastër. Gjithsesi, dëshmitarët zbulojnë se makina e 20 vjeçarit po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara, teksa i është nënshkruar edhe një testi alkooli, pasi dyshohet se e ngiste makinën në gjendje të dehur.

Megjithatë, ligji pritet të vë me shpatulla për muri Maleck, i cili shihej si një futbollist i prespektivës, por tashmë talentin mund ta tregoj vetëm pas hekurave.

/Ora News.tv/