Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shoëbizin e huaj. Aktori i njohur Hagen Mills ka kryer vetëvrasje. 29-vjeçari ka tentuar të vrasë ish-të dashurën e tij me të cilën ka dhe një vajzë 4-vjeçare të quajtur Mila.

Ai e ka qëlluar Erica Price në krah në në krahëror por 34-vjeçarja ka arritur të mbijetojë, më pas ai ka drejtuar armën nga vetja e tij duke i dhënë fund jetës.

Shkaqet e kësaj tragjedie nuk dihen ende dhe hetimet po vazhdojnë deri në zbulimin e motivit të këtij krimi.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Erica ku ndodheshe nëna dhe vajza e saj të cilat fatmirësisht nuk janë lënduar.

/Ora News.tv/