E papritur, Wanda Nara befason Interin me deklaratën për të ardhmen e Icardit

E papritur, Wanda Nara befason Interin me deklaratën për të

Mauro Icardi është rikthyer në një protagonist absolut me skuadrën e Paris Saint Germain falë golave dhe asiteve. Argjentinasi që u largua nga ekipi i Interit në huazim me të drejtë blerje në merkaton e verës për shifrën e 70 milionë eurove ka shënuar 13 gola në 16 takime me parizienët.

Megjithatë, bashkëshortja dhe menaxherja e futbollistit, Wanda Nara, nuk e përjkashton mundësin e rikthimit të Icardit në "San Siro". Në një deklaratë për televizionin italian "Canale 5", Nara ëshyë shprehur se:

“Unë jetoj ende në Milano. Do ta shohim se cila është gjëja më e mirë për karrierën e Mauros. Sapo na erdhi oferta nga PSG-ja, e dinim se ishte një mundësi e mirë për të. Por, nuk e di se ku do të na çojë e ardhmja. Ne jemi ende të Interit, Mauro ka kontratë me zikaltrit”, përfundoi bukuroshja Wanda Nara.

EMISIONET