Zgjedhjet parlamentare në Spanjë pritet të sjellin kaos në futbollin iberik.

Shkak është bërë ligji spanjoll, me regjistrin zgjedhor që ka mundësi për të punësuar çdo banor spanjoll në një qendër votimi. Një prej të cilëve do të jetë edhe portieri i Levante, Aitor Fernandez, i cili këtë fundjavë do të lë portën për të mbajtur rregullin në qendrat zgjedhore.

Fernandez do të shërbejë në vendvotimin e qytetin të tij, Mondragon, 50 kilometra nga Bilbao, çka do i kushtojë edhe mungesën në ndeshjen mes Levante dhe Athletic Bilbao.

Pavarësisht se Levante bëri të gjithë tentativat për ta pasur të gatshëm për këtë duel, Komisioni Zgjedhor vendor e refuzoi kërkesën. Klubi pritet të bëj një tjetër përpjekje ditën e sotme, por gjasat janë që Fernandez të mungojë për sfidën ndaj Bilbao.

"Unë thjesht dua të di se çfarë po ndodh. Jam përqendruar plotësisht në lojë dhe jam i sigurt se do të luaj. Nëse është e nevojshme, mund të fle në shtëpi, të zbres në stacion dhe pastaj të shkoj në "San Mames" me makinë," u shpreh lojtari, i cili beson se mund të arrijë në kohë për sfidën që do të nis në orën 14:00.

Fernandez nuk është lojtari i vetëm i Levante që thirret për të punuar në një vendvotim. Një rast i ngjashëm i ndodhi edhe Jorge Miramon, i cili u thirr për të shërbyer në Zaragoza, por më pas mori lejën për të qënë prezent për sfidën e "San Mames".

Për të punuar në vendvotim, Fernandez do të përfitojë rreth 65 euro, shumë modeste në krahasim me atë që fiton në ditë te klubi i Levante.

/Ora News.tv/