Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “360 Gradë”, në RTV Ora deklaroi se për çështjen e pronave në Shqipëri, ndër vite janë vrarë 10 mijë persona.  

Nazarko: Në këto 30 vjet për shkak të budallallëqeve që kemi bërë ne, për shkak të pronës, për të cilën janë vrarë 10 mijë veta dhe nuk janë zgjidhur akoma, për mungesë të reformës agrare që ka 70 vjet që nuk është bërë, për shkak të mungesës së një arsimi profesional mendojë se duhet një iniciativë për centralizimin e vendit. Duhet bërë sepse nesër do kemi probleme shumë më të mëdha sesa kaq. Do fillojmë të prishim ato shtëpitë që kemi ndërtuar keq në fshat e të tjera si këto.


/Ora News.tv/