E pabesueshme, 32-vjeçari mbijeton pasi bie në vullkan

Një ushtar amerikan në Hawaii është në gjendje kritike pasi ra në një prej vullkaneve më aktive në Tokë.

Policia shpëtoi 32-vjeçarin, i cili thuhet se u ngjit me një litar metalik për të parë vullkanin Kilauea në Haëaii.

Dëshmitarët thonë se toka u nda në disa pjesë duke shkaktuar që ai të binte në shkëmbin 91 metra. Falë kësaj, ushtari u mbajt në buzë të shkëmbit për të mos rënë në kraterin e zjarrtë.

"Rreth orës 21:00, burri u gjet i gjallë, por u plagos rëndë në një zonë të ngushtë rreth 21 metra poshtë buzës së shkëmbit. Personeli i emergjencës përfundoi me sukses nxjerrjen e tij duke përdorur litarë dhe barela me mbështetjen e një helikopteri të Departamentit të Mbrojtjes, i cili e dërgoi menjëherë në urgjencë", thanë zyrtarët në një deklaratë.

EMISIONET