Të gjithë shqiptarët si brenda dhe jashtë vendit janë solidarizuar pas ngjarjes së rëndë që goditi vendin në mëngjesin e 26 nëntorit.

Shumë njerëzve i ka bërë pështypje që këngëtarja Enca nuk ka kontribuar për njerëzit e prekur nga tërmeti. Pas këtyre lajmeve të dala, Enca nuk ka ngurruar të reagojë dhë t’i përgënjeshtrojë, duke u shprehur se ajo nuk shfrytëzon raste të tilla fatkeqësie për vëmendje.

"Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka që bëjnë/ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja", është shprehur Enca.

/Ora News.tv/