E konfirmon Conte, ylli i Interit humbet ndeshjen me Barcelonën

E konfirmon Conte, ylli i Interit humbet ndeshjen me Barcelonën

Lajme të këqija për Interin, në prag të ndeshjes së dytë në grupet e Champions League.

Sulmuesi kryesor i zikaltërve, Romelu Lukaku nuk ka udhëtuar drejt Barcelonës, për ndeshjen që italianët do të zhvillojnë sot në "Camp Nou". Konfirmimi ka ardhur nga trajneri, Antonio Conte, i cili ka zbuluar se Lukaku ka qëndruar nga Milano për shkak të një problemi muskular.

"Lukaku nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një problemi muskular që do ta mbajë jashtë fushave për 10 ditë.  Ai po vazhdonte ta ndiente problemin dhe testet ishin negative dhe ne preferuam në çdo rast të mos e rrezikojmë. Ne duhet të mbështetemi në mënyrën se si ndihet lojtari në këto raste, " u shpreh fillimisht Conte.

Një lajm vërtetë negativ për Interin, me Lukaku që rrëzikon duelin e fundjavës në kampionat kundër Juventusit. Gjithsesi, Conte u shpreh qartë.

"Është një humbje, por jo e madhe. Ne jemi mjaft të qetë dhe do të përqendrohemi tek gjendja e Lukakut vetëm pas ndeshjes me Barcelonën," përfundoi italiani.

Dueli mes Barcelonës dhe Interit luhet sot në orën 20:45 dhe është i vlefshëm për grupin H kualifikues të Champions League.

EMISIONET