E konfirmon Ausilio, Interi arrin marrëveshjen me mesfushorin afrikan

E konfirmon Ausilio, Interi arrin marrëveshjen me mesfushorin afrikan

Interi pas shumë negociatash ka arritur marrëveshjen për transferimin e Victor Moses. 

Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio i cili për Sky në Itali tha se klubi italian tashmë pret të kryej vizitat mjekësore me futbollistin e Fenergachen. Ausilio u shpreh për SKY se:

“Është arritur një marrëveshje në princip me Chelsea për Victor Moses. Ne po bëjmë analizat këtë moment".

Në të njëjtën kohë, Ausilio ka folur edhe për arritjen ndonjë marrëveshje të mundshme me mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen.

“Eriksen është një lojtar i rëndësishëm. Ne kemi dërguar një ofertë zyrtare dhe tani po presim”, ka përfunduar zyrtari i Interit.

EMISIONET