E konfirmon Ancelotti: Lojtari na ka kërkuar largimin, do e pranojmë

E konfirmon Ancelotti: Lojtari na ka kërkuar largimin, do e pranojmë

Marek Hamsik shumë pranë largimit nga Napoli. Konfirmimi ka ardhur nga trajneri i të kaltëve, Carlo Ancelotti.

"Ka negociata. Ne duhet ta vlerësojmë së bashku me lojtarin. Klubi ka respekt të madh për këtë lojtar, pasi shkroi historinë me Napolin, por nëse dëshiron të ketë një tjetër përvojë, ne synojmë ta bëjmë atë të lumtur. Ka bisedime. Nuk po fsheh asgjë. Sa i përket klubit dhe unë, nëse lojtari dëshiron të provojë këtë përvojë të re, ne jemi të prirur për t'i dhënë atij atë që dëshiron. "-konfirmoi Ancelotti për "Sky Sport Italia" pas fitores 3-0 ndaj Sampdoria.

Për mesfushorin që ndodhet te Napoli prej 12 vitesh ka shfaqur interes skuadra kineze e Guangzhou Evergrande.

EMISIONET